Rusia dërgon avion nuklear në Venezuelë
Dy aeroplanë ushtarakë rusë kanë arritur në aeroportin kryesor të Venezuelës, bashkë me dhjetëra trupa dhe një numër të madh të pajisjeve, ka raportuar “BBC”.
Aeroplanët janë dërguar për të “zbatuar kontratat teknike për ushtri”, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve “Sputnik”. Ky hap vjen tre muaj pasi të dyja kombet kanë mbajtur stërvitje të përbashkëta ushtarake. Rusia ka qenë aleate e Venezuelës për kohë të gjatë, duke i dhënë kësaj të fundit kredi në vlerë të miliarda dollarëve, si dhe duke i mbështetur ushtrinë dhe industrinë e naftës.
Rusia po ashtu ka kundërshtuar hapur sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Qeverisë së presidentit të kontestuar, Nicolas Maduro. Marrëdhëniet në mes të Rusisë dhe Venezuelës janë forcuar pas protestave, që kanë shpërthyer muaj më parë në Venezuelë, me ç’rast, lideri i opozitës, Juan Guaido e ka shpallur veten president të përkohshëm.
Guido ka fituar përkrahjen e SHBA-së dhe të shumë vendeve perëndimore për të udhëhequr deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Maduro në anën tjetër është betuar në mandatin e dytë si president në muajin janar.
Pakënaqësitë ndaj qeverisjes së tij kanë ardhur si pasojë e keqmenaxhimit të ekonomisë dhe pretendimeve për abuzim me të drejta të njeriut./tch/