Rusia dërgon në Siri sistemet raketore S-300
03 tetor 2018
| 08:32
Rusia ka dërguar sistemet raketore S-300 në Siri, pavarësisht shqetësimeve të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, se shitja e këtyre armëve mund të fuqizojë Iranin dhe të përshkallëzojë luftën në Siri, transmeton “Reuters”.
Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu i ka thënë presidentit rus, Vladimir Putin gjatë një transmetimi televiziv në Rossiya 24, se “procesi ka përfunduar një ditë më parë”, duke shtuar se këto sisteme do të rrisin sigurinë e ushtrisë ruse në Siri.
Rusia ka vendosur të furnizojë Sirinë me këto sisteme, pasi Moska ka akuzuar Izraelin për nxitje indirekte të rrëzimit të një aeroplani rus në Siri një muaj më parë.