Rusia dërgon një ton ilaçe në Kosovë
29 mars 2019
| 14:06
Qytetarët rusë kanë grumbulluar një ton me barëra për barnatoret dhe Qendrën Shëndetësore në veri të Mitrovicës, të cilët janë dërguar nga aeroporti i Moskës në Beograd, ka thënë përfaqësuesi i Misionit humanitar rus, Yevgeny Primakov, i cili është edhe anëtar i Dumës Ruse.
“Lista e barnave është bërë në përputhje me nevojat e Qendrës Shëndetësore në veri të Mitrovicës, depotë e të cilave janë boshe sikurse edhe raftet në barnatore”, ka thënë Primakovi në një konferencë për medie në Beograd.
Ai ka vlerësuar se ky spital është unik sepse sipas tij, mund të ndihmojë të gjithë njerëzit./klankosova.tv/.