Rusia dhe Bjellorusia përjashtohen nga Lojërat e Parisit
14 korrik 2023
| 11:34
Rusia dhe Bjellorusia nuk do të marrin një ftesë zyrtare për Lojërat Olimpike të Parisit 2024.
Është një traditë e IOC-së pikërisht një vit përpara se të hapen Lojërat Verore ose Dimërore për të ftuar të gjitha ekipet kombëtare në mbarë botën në këtë eveniment sportiv.
Pavarësisht lëvizjes së protokollit, disa atletë rusë dhe bjellorusë mund të konkurrojnë ende në Paris, pavarësisht përfshirjes së vendeve të tyre në luftën ndaj Ukrainës.
Kjo mund të ndodhë vet nëse atletët regjistrohen dhe konkurrojnë si neutralë dhe pa përfaqësuar simbolet e tyre përkatëse kombëtare.