Rusia dhe Bjellorusia, plane për ushtrime të reja ushtarake
Presidenti rus Vladimir Putin e ka mirëpritur propozimin e homologut të tij bjellorus, Aleksander Lukashenko, për të zhvilluar një varg tjetër të ushtrimeve ushtarake mes dy vendeve.
Putini u takua me Lukashenkon në Shën Petersburg të mërkurën. Ai tha se ushtrimet ushtarake do të mbahen në shkurt ose në mars në Bjellorusi, shkruan Free Europe.
Rusia rregullisht kryen ushtrime ushtarake me Bjellorusinë. Ushtrimi i fundit i madh u mbajt në shtator me 200.000 trupa.
Lukashenko është mbështetur te Rusia për përkrahje në kohën e tensioneve të rritura me Perëndimin rreth shtypjes së lëvizjes pro-qeveritare në këtë shtet pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të gushtit të vitit 2020.
Në anën tjetër, Moska e ka mbështetur fuqishëm Lukashenkon përballë sanksioneve të Perëndimit kundër regjimit të tij. Minsku është kundërpërgjigjur duke marrë emigrantë me aeroplanë nga Lindja e Mesme e duke i dyndur ata në kufijtë lindorë të BE-së. Brukseli e ka quajtur këtë veprim “luftë hibride”.
Në javët e fundit, Moska vazhdimisht ka dërguar bombardues me kapacitete bërthamore për të patrulluar në qiellin e Bjellorusisë. Të martën, aeroplanët luftarakë rusë e bjellorusë e patrulluan hapësirën ajrore të Bjellorusisë.