Rusia dhe Irani kanë kryer sulme kibernetike ndaj universiteteve britanike

03 maj 2020 | 11:31

Institutet britanike që po punojnë për një vaksinë kundër koronavirusit janë sulmuar në mënyrë kibernetike nga Rusia dhe Irani.

Hakerët e lidhur me këto shtete armiqësore i sulmuan universitetet e Britanisë së Madhe në përpjekje për ta vjedhur sekretin, që më pas të prodhonin vetë vaksina dhe komplete testimi, ndërsa shënjestër e tyre kanë qenë edhe shkencëtarët dhe mjekët që e studiojnë këtë virus, transmeton Telegrafi.

Shefat spiunë në Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike i kanë quajtur sulmet ‘plotësisht të dënueshme’ dhe konfirmuan se po punojnë gjatë tërë kohës për ta luftuar kërcënimin në internet.

Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të arritur në të gjeturat e hulumtuesve britanikë, për të luftuar virusin, hakerët kanë provuar të hyjnë në e-mailat dhe serverët e universiteteve dhe qendrave shkencore.

“Duket se ata janë duke dashur që të vjedhin informacion për formën se si ne do t’i kundërpërgjigjemi koronavirusit”, raporton “Mail on Sunday”, shqetësimet e udhëheqësve të universiteteve.

Mirëpo, duhet thënë se asnjë prej sulmeve të deritanishme nuk ka qenë aq serioz, sa të arrinte të vidhen të dhëna të rëndësishme, apo të shkaktonte pasoja serioze në teknologjinë që shfrytëzohet për hulumtime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qysh nga fillimi i pandemisë COVID-19, dhe veçanërisht pasi disa…