Rusia dhe Ukraina bien dakord për evakuimin e civilëve nga Mariupoli
01 prill 2022
| 11:38
Sipas një zëdhënësi të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, autoritetet ruse dhe ukrainase kanë miratuar një plan evakuimi për civilët në Mariupol, sipas The Guardian.
Sipas informacioneve, civilët do të largohen në 54 autobusë por ende nuk dihet destinacioni i tyre.
Mbi 100,000 civilë kanë mbetur të bllokuar në Mariupol. Ndërkohë zëvendësministri i Ukrainës, Oleksii Iaremenko, tha se tashmë prej 36 ditësh që nga fillimi i luftës, Mariupol nuk ka marrë asnjë furnizim mjekësor ose humanitar.