Rusia do ta pranojë Bitcoinin si formë pagese për naftën dhe gazin
25 mars 2022
| 08:38
Sipas një zyrtari të lartë rus, Rusia mund të pranojë Bitcoin nga disa vende si pagesë për naftën dhe gazin.
Pavel Zavalny tha se vendet “miqësore” gjithashtu mund të lejohen të paguajnë në monedhat e tyre lokale.
Zavalny, i cili kryeson komitetin e Dumës Shtetërore të Rusisë për Energjinë, përmendi Kinën dhe Turqinë si ndër vendet që “nuk ishin të përfshirë në presionin e sanksioneve”.
Në fillim të kësaj jave presidenti rus Vladimir Putin tha se dëshironte që vendet “jomiqësore” ta blejnë gazin e saj me rubla.
Lëvizja mendohet se synon ta nxisë monedhën ruse, e cila ka humbur mbi 20 për qind në vlerë këtë vit.
Rusia është eksportuesja më e madhe në botë e gazit natyror dhe furnizuesja e dytë më e madhe e naftës.