Rusia do të dërgojë muzikantë në frontin e luftës në Ukrainë për të rritur moralin e ushtarëve

18 dhjetor 2022 | 13:16

Rusia ka bërë me dije se do të dërgojë muzikantë në frontin e luftës në Ukrainë në një përpjekje për të rritur moralin.

Ministria e Mbrojtjes së këtij vendi, ka njoftuar formimin e “brigadës krijuese të vijës së parë” këtë javë, duke thënë se ajo do të përfshijë si vokalistë ashtu edhe muzikantë.

Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, ka theksuar krijimin e kësaj brigade në një përditësim të inteligjencës të dielën, shkruan “BBC”.

Mbretëria e Bashkuar, ka theksuar se brigada e re krijuese  e cila pason një fushatë të fundit, duke i kërkuar publikut të dhurojë instrumente muzikore për trupat  është në përputhje me përdorimin historik të “muzikës ushtarake dhe argëtimit të organizuar” për të rritur moralin.

Brigada do të përbëhet nga trupa të mobilizuarasi dhe siç është thënë “artistë profesionistë që hynë vullnetarisht në shërbimin ushtarak”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Meghan Markle dhe Princi Harry e kanë quajtur vajzën e…