Rusia e Bjellorusia vijojnë stërvitjet e përbashkëta

20 shkurt 2022 | 16:26

Bjellorusia dhe Rusia do të vijojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake, të cilat do të duhet të përfundonin më 20 shkurt.

Plani për të vijuar u vendos për shkak të tensioneve të shtuara në Ukrainë.

Prania e një kontingjenti të madh të trupave ruse në Bjellorusi, e cila kufizohet me Ukrainën në veri, ka ngritur shqetësimin se ato mund të përdoren për të pushtuar kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Imazhet satelitore të publikuara nga “Maxar”, kompani teknologjike në fushën e hapësirës

Pavarësisht paralajmërimeve të Perëndimit, Moska gjithnjë ka mohuar se ka në plan të pushtojë shtetin fqinj.

Më herët, një intervistë për BBC, kryeministri britanik Boris Johnson u shpreh se ‘të gjitha shenjat janë se plani tashmë në disa kuptime ka filluar’.

Shërbime e Inteligjencës sugjerojnë se Rusia synon të nisë një pushtim që do të rrethojë kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, deklaroi johnson.

“Njerëzit duhet të kuptojnë koston e madhe në jetën njerëzore që mund të sjellë kjo gjë”, shtoi Johnson.

Deklaratat e kryeministrit britanik u bënë nga Mynihu, ku liderët botërorë u takuan në konferencën vjetore të sigurisë.

Vlerësimet më të fundit nga qeveria amerikane sugjerojnë se rreth 190.000 trupa ruse janë vendosur tani përgjatë kufirit të Ukrainës, si në Rusi ashtu edhe në Bjellorusinë fqinje, por kjo shifër përfshin edhe rebelët në Ukrainën lindore./rel

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova, në pesë vjetët e fundit, ka pranuar katër njohje…