Rusia e emëron “Gjeneral Armageddon-in” komandant për luftën në Ukrainë

11 janar 2023 | 19:41

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu emëroi shefin e Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov si komandant të grupit të forcave të kombinuara për atë që Moska e quan “operacionin e saj special ushtarak” në Ukrainë.

Rusia e kishte promovuar më parë Sergey Surovikin, të mbiquajtur “Gjeneral Armageddon” nga mediat ruse për reputacionin e tij të pamëshirshëm, si komandantin e saj kryesor të fushëbetejës vetëm tetorin e kaluar, pas një serie kundërofensive ukrainase.

Surovikin do të mbetet si zëvendës i Gerasimov, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, shkruan Al Jazeera, përcjell Klankosova.tv

Duke shpallur emërimin, Ministria e Mbrojtjes tha se ndryshimet ishin krijuar për të rritur efektivitetin e menaxhimit të operacioneve ushtarake më shumë se 10 muaj pas konfliktit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediumi ukrainas “The Kyiv Independent” raporton për mercenarët që Rusia…