![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/04/ukraine.jpg)
Rusia e ka nën kontroll shumicën e Severodonetskut
15 qershor 2022
| 08:11
Rusia e ka nën kontroll pjesën më të madhe të Severodonetsk, pas një muaji luftimesh intensive, ka treguar Britania e Madhe të martën.
Megjithatë, forcat ukrainase po vazhdojnë të rezistojnë.
Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se beteja për Severodonetsk do ta përcaktojë fatin e Lindjes së Ukrainës.
Rusia iu ka kërkuar ushtarëve ukrainas që të dorëzohen, raporton BBC.
Severodonetsk është qytet strategjik për avancimin e mëtutjeshëm.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Gjermania janë zotuar se do ta furnizojnë Ukrainën me armë më të avancuara.