Rusia e konfirmon: Anija luftarake “Moskva” është fundosur në Detin e Zi
14 prill 2022
| 22:39
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka konfirmuar se anija luftarake “Moskva” është fundosur në Detin e Zi, raporton Reuters, duke cituar agjencinë shtetërore ruse të lajmeve Ria.
Kjo ministri ka theksuar se në anijën “Moskva” shpërtheu një zjarr.
Ndërkaq Ukraina ka njoftuar se ishin robotët e tyre “Neptun” që fundosën anijen ruse.
Sipas ekspertëve, anija “Moskva” është anija më e rëndësishme në flotën ruse të Detit të Zi.
(Sh. Rexhaj)