Rusia e përjashtuar edhe nga Botërori 2026

19 nëntor 2024 | 15:55

Rusia duhet të presë ende për t’u kthyer në futbollin madhor. Sipas Match TV, në fakt, FIFA dhe UEFA nuk kanë ndër mend të bëjnë një hap prapa nga vendimi për përjashtimin e Federatës Ruse të Futbollit (RFU) nga futbolli ndërkombëtar. Një vendim i marrë disa javë pas fillimit të konfliktit në Ukrainë dhe që vazhdon të jetë në fuqi.

Për këtë arsye, kombëtarja ruse nuk do të jetë e pranishme në shortin e grupeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026 që do të mbahet në Amerikën Qendrore dhe Veriore (Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë) dhe ekipet e klubeve do të mbeten përsëri jashtë kupave evropiane sezonin e ardhshëm siç, ndodhi në dy vitet e fundit.

Një vendim, ai i dy autoriteteve më të larta të futbollit, i cili bie ndesh me shtyrjet e vazhdueshme të kërkesave të bëra nga Federata Palestineze e Futbollit, për të përjashtuar Federatën e Futbollit të Izraelit  për shak të asaj që po ndodh në Lindjen e Mesme, me bombardime të vazhdueshme për mbi 13 muaj, jo vetëm në Gaza, por edhe në Liban, Siri dhe Irak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Po vazhdon periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë…