Rusia e sanksionon Bidenin
15 mars 2022
| 16:29
Rusia ka vendosur sanksione ndaj presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë Ministria e Jashtme ruse.
Sanksionet do të aplikohen për Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, këshilltarin amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan dhe shefin e CIA-s, William Burns.
Ministria ruse ka thënë se edhe të tjerë do të preken nga sanksionet. /REL/