Rusia e shton ‘Meta’-n në listën e grupeve ‘terroriste dhe ekstremiste’

11 tetor 2022 | 17:11

Rusia e ka shtuar gjigantin teknologjik amerikan, Meta në listën e organizatave “terroriste dhe ekstremiste”, sipas databazës ruse për Shërbime Federale dhe Monitorim Financiar.

Meta është kompania amë e platformave globale, “Facebook” dhe “Instagram”.

Në fund të muajit mars, Rusia i ka ndaluar këto dy platforma në territorin e saj për shkak të “aktiviteteve ekstremiste”.

Autoritetet ruse kanë akuzuar “Meta”-n se ka lejuar “rusofobi” gjatë “fushatës ushtarake në Ukrainë”, referencë për luftën e nisur në këtë shtet më 24 shkurt.

“Meta” pati thënë më 10 mars se platformat e saj do të lejojnë deklarimet si “vdekje për pushtuesit rusë”, mirëpo jo edhe kërcënimet kredibile kundër civilëve, dhe se këto ndryshime do të zbatohen për postimet që bëhen brenda Ukrainës.

“Facebook” dhe “Instagram” janë të paqasshëm në Rusi prej muajit mars, mirëpo shumë rusë kyçen përmes rrjetit privat, për t’i përdorur këto aplikacione.

“Instagram”-u përdoret më shumë sesa “Facebook”-u në Rusi dhe ka shërbyer si platformë kyçe për reklamim dhe shitje.

Në nivel global, miliarda persona i përdorin aplikacionet e “Meta”-s.

Me vendimin e fundit, Meta në Rusi është në listë me talibanët dhe grupet opozitare ruse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë filluar punën…