Rusia e vendos kryeministren estoneze në listën e të kërkuarve
13 shkurt 2024
| 12:06
Kryeministrja e Estonisë, Kaya Kalas është në listën e të kërkuarve të Rusisë.
Kjo është gjetur në një bazë të të dhënave të Ministrisë së Jashtme të Rusisë, kanë raportuar mediet në Moskë.
“Kaya Kalas, e lindur më 1977, është e kërkuar sipas një neni të Kodit Pena”, është thënë në të dhënat e ministrisë ruse, por nuk është specifikuar se në çfarë baze është vënë në kërkim ajo.
Një rast është hapur edhe ndaj sekretares së Shtetit të Estonisë, Taimara Peterkopa, “për prishje dhe dëmtim të monumenteve të ushtarëve sovjetikë”.