Rusia emëron ambasadorin e ri të ShBA-së

28 shkurt 2025 | 16:09

Rusia ka emëruar diplomatin e karrierës Alexander Darchiev si ambasadorin e saj të ri në Shtetet e Bashkuara.

Kjo është një shenjë e shkrirjes së marrëdhënieve midis dy vendeve, pasi Rusia nuk kishte ambasador në ShBA që nga tetori i kaluar mes tensioneve në rritje si pasojë e pushtimit të paligjshëm të Ukrainës, shkruan “The Guardian”.

Ministria ruse e Punëve të Jashtme, ka thënë se Darchiev do të nisej për në Uashington “në të ardhmen e afërt”.

Të dy vendet kanë punuar për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike në fund të samitit ShBA-Rusi në Riad dhe mbajtën një takim pasues për këtë çështje specifike në Stamboll vetëm dje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademiku Arsim Bajrami,  ka kërkuar unitet të spektrit politik për…