Rusia është bërë ‘grupi më i madh terrorist në botë’, thotë Zelensky

28 qershor 2022 | 08:56

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dhënë një deklaratë për shpërthimin në qendrën tregtare në Kremenchuk.

Udhëheqësi i kohës së luftës i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar ta ndalojë, siç e quajti ai, “terrorin rus”, duke thënë se sulmet me raketa në Kremenchuk të Ukrainës e bënë vendin e Vladimir Putinit “organizatën më të madhe terroriste në botë”.

Deri më tani 18 persona raportohet se janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, por Zelensky paralajmëroi se mund të ketë më shumë. “Ne po përcaktojmë ende numrin e njerëzve nën rrënoja”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia nuk do të jetë në gjendje të paguajë borxhet…