
Rusia është e gatshme ta furnizojë deri në 2 milionë tonë alumin ShBA-në
Rusia është e gatshme të rifillojë furnizimet me alumin në tregun amerikan dhe të shesë rreth 2 milionë tonë të këtij metali në SHBA çdo vit, gjë që do të ndihmonte në uljen e çmimeve, tha Presidenti Vladimir Putin.
“Nëse merret një vendim për hapjen e tregut amerikan për prodhuesit tanë, ne mund të shesim rreth 2 milionë tonë atje. Kjo nuk do të ndikonte ndjeshëm në çmimet, por, për mendimin tim, do të kishte ende një efekt frenues në stabilizimin e çmimeve,” vuri në dukje ai.
Putin vuri në dukje se në vitin 2017, Rusia përbënte rreth 15% të të gjitha importeve të aluminit amerikan.
“Në përgjithësi, ShBA prodhon vetë rreth 60% të aluminit të kërkuar, dhe importon 40%”, kujton Presidenti duke shtuar se nga kjo përqindje 15% vjen nga Rusia, ndërsa importuesi kryesor sot është Kanadaja”.