Rusia fillon t’i tërheqë trupat dhe pajisjet nga Siria
Pretendohet se Rusia ka filluar tërheqjen e trupave dhe pajisjeve nga Siria në një shkallë të gjerë me përmbysjen e regjimit të Bashar al-Asadit, transmeton Anadolu.
Në lajmin e CNN, bazuar në zyrtarë amerikanë dhe në një burim të inteligjencës, thuhet se bazat ajrore ruse në Hmeimim dhe ato detare në Tartus ishin në rend dite.
Duke theksuar rëndësinë gjeopolitike të Tartusit, zyrtarët thanë se braktisja e Sirisë dha mbetja e Rusisë pa port në Libi mund t’i vendosë rusët në një situatë të vështirë.
Zyrtarët pohuan se në një situatë të tillë, rusët “do të mbeten pa port mesdhetar që do të pasqyronte fuqinë e tyre në krahun jugor të NATO-s”.
Autoritetet deklaruan se forcat ruse dhe pajisjet ushtarake ruse kanë filluar të tërhiqen nga Siria në një shkallë të gjerë, por qëndrueshmëria e kësaj vihet në pikëpyetje dhe se forcat ruse kanë filluar të lëvizin forcat e tyre detare nga vendi i Mesdheut Lindor, Siria dhe nga Libia në Afrikën Veriore.
U panë avionë duke u përgatitur për t’u ngarkuar në bazën ajrore.
Në imazhet satelitore të marra nga Maxar të datës 13 dhjetor, u pa se Rusia po përgatitej të ngarkonte avionët për t’u larguar nga bazat e saj ushtarake në Siri.
U përcaktua se dy avionët e rëndë të transportit ushtarak AN-124 në bazën ajrore Hmeimim ishin gati për të ngarkuar pajisje.
Në mediat kombëtare u raportua se një helikopter sulmues Ka-52 ishte duke u çmontuar dhe përgatitur për transport dhe pjesët e njësisë së mbrojtjes ajrore S-400 po përgatiteshin për paketim.