Rusia fton Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të bëhen pjesë e Bashkimit Ekonomik Euroasian
30 tetor 2019
| 12:30
Bashkimi Ekonomik Eurasian (EEU) ka ftuar Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore që t’i bashkohen këtij grupimi. Thirrja është bërë nga Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov, gjatë Forumit Ekonomik Eurasian në Verona.
“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të gjejnë mirëkuptim më shpejt në EEU sesa në BE”, ka thënë diplomati rus.
Chizhov ka shtuar: “Unë jam i sigurt se vendet, të cilat janë kandidate për anëtarësim në BE dhe së fundmi janë ‘vënë në akull’ nga Brukseli mund të kenë më shumë benefite në EEU”.
Ftesa e Rusisë për vendet e Ballkanit për t’u anëtarësuar në EUU vjen vetëm disa ditë pas një vendimi negativ nga presidenti Francez Emmanuel Macron.
Ndërkohë Bjellorusia është i vetmi vend evropian që po merr pjesë në EEU.