Rusia fut Zelenskyn në listën e personave të kërkuar
Ministria e Brendshme e Rusisë e ka vendosur emrin e presidentit ukrainas, Volodmyr Zelensky, në listën e personave të kërkuar
Ministria e Brendshme e Rusisë e ka vendosur emrin e presidentit ukrainas, Volodmyr Zelensky, në listën e personave të kërkuar dhe është publikuar në bazën e të dhënave të ministrisë.
Zelensky kërkohet për akuza penale, por nuk saktësohet se për çfarë akuzash bëhet fjalë. Për më tepër, nuk dihet se kur është futur emri i Zelenskyt në listë.
Ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, po ashtu është futur në listën e personave që Rusia i kërkon.
Edhe në të kaluarën, autoritetet ruse kanë vendosur emrat e zyrtarëve dhe politikanëve ukrainas në listën e personave të kërkuar.
Dhjetorin e vitit të kaluar, ministria e Brendshme e Rusisë vendosi kreun e Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, gjenerallejtënant Kirill Budanov, në listën e personave të kërkuar.
Pranverën e kaluar, një gjykatë në Moskë ngriti aktakuza në mungesë ndaj tij për krijimin e një komuniteti terrorist, për kryerjen e një sulmi terrorist nga një grup personash dhe për posedim të armëve dhe mjeteve plasëse.
Më 3 maj, mediat ruse raportuan se në listën e personave të kërkuar të Rusisë ishin shtuar se sekretari për Siguri Kombëtare dhe i Këshillit të Mbrojtjes të Ukrainës, Aleksandr Litvinenko, ish-ministri ukrainas i Financave, Aleksandr Shlapak, dhe ish-kreu i Bankës Qendrore të Ukrainës, Stepan Kubiv./REL