Rusia gjobit ‘Twitter’, ‘Facebook’ dhe ‘WhatsApp’
26 gusht 2021
| 21:34
Një gjykatë ruse ka gjobitur ‘Twitter’-in me 17 milionë rubla (195,116 euro), 15 milionë rubla (171,161 euro) ‘Facebook’ dhe 4 milionë rubla (45,910 euro) ‘WhatsApp’.
Mësohet se gjykata ka marrë këtë vendim pasi pretendon se këto rrjete sociale kanë refuzuar transferimin e të dhënave personale të përdoruesve në Rusi.
Sipas ligjit të vitit 2015, të gjitha kompanitë e huaja duhet të mbajnë të dhëna për përdoruesit e tyre rusë në serverët e kompjuterëve brenda vendit.
Platforma e rrjeteve sociale të biznesit LinkedIn në 2016 dhe aplikacioni Telegram në 2018 u bllokuan në Rusi për të njëjtat arsye.
Në korrik 2020, Turqia miratoi një ligj me kërkesa të ngjashme për të dhënat e përdoruesve lokalë./OraNews