Rusia godet një anije civile në portin e Detit të Zi në Odesa
Të paktën një person është vrarë pasi një raketë ruse goditi një anije civile që po hynte në portin ukrainas të Detit të Zi, Odesa, thotë ushtria e Ukrainës.
Sipas forcave të mbrojtjes jugore, anija me flamur liberian u godit nga një raketë anti-radar.
Mësohet se piloti i anijes ka vdekur, ndërsa tre anëtarë të ekuipazhit filipinas dhe një punonjës porti janë plagosur.
Rusia nuk ka komentuar ende për incidentin. Ministri i Infrastrukturës së Ukrainës, Oleksandr Kubrakov, konfirmoi incidentin në mediat sociale, duke shtuar se anija supozohej të transportonte mineral hekuri në Kinë.
Anijet që hyjnë dhe dalin nga porti i Odesës kanë qenë në rrezik të sulmit rus që kur Moska u tërhoq nga një marrëveshje në fillim të këtij viti që lejonte eksportin e sigurt të grurit ukrainas.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se i konsideron të gjitha anijet e ngarkesave në Detin e Zi me destinacion Ukrainën si objektiva të mundshme ushtarake.
Sipas Kubrakov, sulmi i së mërkurës është sulmi i 21-të i synuar në infrastrukturën të porteve që kur Rusia u tërhoq nga marrëveshja, shkruan BBC.