Rusia hapi spitalin e posaçëm për të infektuarit me virusin “Korona”
Presidenti rus Vladimir Putin përuroi një spitali të ri për të infektuarit me virusin “Korona”, i cili është ndërtuar nga themelet brenda 36 ditësh pune të pandalshme.
Ky ndërtim madhështor në Moskë ka kushtuar rreth 100 milionë euro dhe do të ketë një kapacitet pritës për 800 pacientë, që nënkupton 300 pacientë më shumë sesa ishte parashikuar, dhe ka ardhur si rezultat i frikës së krijuar në qytetet se nuk do të mund t’i përballonin rastet që do të paraqiteshin.
Putin bëri përurimin e spitalit të ri përmes një videokonference, i cili u ndërtua nga mijëra punëtorë të palodhur, së bashku me një godinë ushtarake me një kapacitet prej 60 shtretërish në Nizhny Novgorod.
“Të dyja qendrat u ndërtuan nga fillimi për një kohë të shkurtër, vetëm disa javë, gjë kjo e paprecedentë”, deklaroi Putini.