Rusia: Hapim portet e Ukrainës vetëm nëse na hiqni sanksionet

19 maj 2022 | 21:21

Ministria e Jashtme e Rusisë ka deklaruar se do të hapë hyrjen në portet e Detit të Zi të Ukrainës vetëm nëse hiqen sanksionet kundër Kremlinit, raporton agjencia e lajmeve Interfax.

Ukraina, një nga prodhuesit më të mëdhenj të grurit në botë, eksportonte shumicën e mallrave të saj përmes porteve të saj detare, por që kur Rusia dërgoi trupa në Ukrainë, ajo është detyruar të eksportojë me tren ose nëpërmjet porteve të saj të vogla të lumit Danub.

Shefi i OKB-së për ushqimin, David Beasley i bëri thirrje të mërkurën presidentit rus Vladimir Putin, duke i thënë: “Nëse keni zemër, ju lutemi hapni këto porte“.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Milaim Zeka ka shpërndarë pamje të luftës në Koshare…