Rusia i nxjerr të burgosurit nga burgu, i nis për luftë
16 shtator 2022
| 21:01
Sot në mëngjes në Rusi një autokolonë me të burgosur është parë duke qarkulluar në rrugë dhe nisur drejt Ukrainës.
Videoja është publikuar nga Qendra për Komunikime Strategjike të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Sipas informacioneve të tyre, në rajonin Tambov të Federatës Ruse është parë një kolonë kamionësh me të burgosur, të cilët me shumë gjasa po dërgoheshin në Rostov, ku do të përgatiten dhe të pajisen me armë për t’u dërguar pastaj në luftën në Ukrainë.
Po sot gjatë ditës është publikuar një video në të cilën vërehet kreu i PMC “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, duke i bindur të burgosurit rusë për të shkuar në luftë në Ukrainë. /Epoka e re/