Rusia i sanksionon familjarët e Presidentit Biden
11 nëntor 2022
| 22:44
Ministria e Jashtme ruse ka thënë se ka ndaluar hyrjen në Rusi 200 shtetasve amerikanë, përfshirë motrën dhe dy vëllezërit e presidentit amerikan Joe Biden, në përgjigje të sanksioneve personale nga Uashingtoni.
Ministria tha se ka ndaluar hyrjen e Valerie Biden Owens, James Brian Biden dhe Francis William Biden, raporton Al Jazeera.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre ishte gjithashtu e përfshirë në listë.