Rusia ia dërgon Koresë së Veriut 447 dhi
Edhe pse lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un dhe presidenti rus Vladimir Putin ranë dakord për bashkëpunimin kryesisht në fushën ushtarake në një takim të mbajtur së fundmi në Phenian, një nga format e bashkëpunimit do të reflektohet edhe në shpërndarjen e dhive.
Gjegjësisht, në deklaratën e agjencisë ruse për mbrojtjen e bujqësisë, thuhet se Rusia ka dërguar 447 dhi në qytetin Rason, i cili ndodhet në Korenë e Veriut.
Dhitë, të cilat u eksportuan nga rajoni i Leningradit të Rusisë, përfaqësojnë grupin e parë të kafshëve shtëpiake që Rusia synon t’i dorëzojë Koresë së Veriut.
Dhitë do të mundësojnë prodhimet e qumështit dhe do të zbusin mungesën e ushqimit në Korenë e Veriut, të shkaktuar kryesisht nga politikat e qeverisë, shkruan Politico.
Sipas Human Rights Watch, 10.7 milionë njerëz në Korenë e Veriut janë të keq ushqyer dhe 18 për qind e fëmijëve kanë ngecje në rritje dhe zhvillim për shkak të kequshqyerjes kronike.
Gjatë udhëtimit të fundit të Putinit në Korenë e Veriut, të dy udhëheqësit nënshkruan një marrëveshje që i detyronte ata për ndihmë të ndërsjellë në rast agresioni kundër një prej nënshkruesve të marrëveshjes. Përveç kësaj, marrëveshja vlen edhe për segmentin e turizmit, si dhe për bujqësinë.