Rusia ia njeh Ukrainës “të drejtën sovrane” për t’u anëtarësuar në BE, por është kundër anëtarësimit të Ukrainës në aleanca ushtarake

18 shkurt 2025 | 12:37

Kremlini tha të martën se është e drejtë sovrane e Ukrainës për të vendosur nëse dëshiron që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe se Moska nuk synon që t’ia diktojë Kievit qasjen ndaj kësaj çështjeje.
Kur u pyet nëse Ukraina mund të bëhet një ditë pjesë e Bashkimit Evropian, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha: “Kjo është e drejta sovrane e cilitdo shtet”, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
“Ne po flasim për integrim dhe procese të integrimit ekonomik dhe këtu, natyrisht, askush nuk mund t’i diktojë asgjë asnjë shteti dhe ne nuk do ta bëjmë atë” – shtoi Peskovi.
Sidoqoftë, ai tha se pozicioni i Rusisë është tjetër, kur bëhet fjalë për anëtarësimin e Ukrainës në aleanca ushtarake.
“Është një pozicion tërësisht tjetër, natyrisht, për çështje të lidhura me sigurinë që ndërlidhen me mbrojtjen ose aleancat ushtarake” – tha zëdhënësi i Kremlinit.
Rusia vazhdimisht ka kërkuar që Ukraina të heqë dorë nga ambicia për anëtarësim në NATO, duke e cilësuar këtë objektiv si rrezik ndaj sigurisë së saj.
Vendet e NATO-s nuk i kanë bërë ndonjë ftesë Ukrainës për anëtarësim e as nuk kanë përmendur afat kohor se kur mund të ndodhë anëtarësimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka…