Rusia, Irani kanë në dorë të dhëna të votuesve amerikanë

22 tetor 2020 | 08:25

Rusia dhe Irani kanë shtënë në dorë informatat e regjistrimit të votuesve amerikanë, tha në një konferencë të rrallë për shtyp kreu i shërbimeve amerikane të zbulimit.

John Ratcliffe, drejtor i shërbimeve amerikane të zbulimit dhe drejtori i FBI-së, Chris Wray, thanë se ShBA-ja do të përgjigjej me masa ndëshkuese ndaj çdo vendi të huaj që ndërhynte në zgjedhjet amerikane të 2020-s.

“Kemi konfirmuar se i njëjti informacion mbi votuesit është shtënë në dorë si nga Irani, ashtu edhe nga Rusia,” tha zoti Ratcliffe gjatë një konference për shtyp të zhvilluar pa paralajmërim. “Kemi diktuar Iranin duke dërguar e-maile me emra të sajuara për të frikësuar votuesit, për të nxitur trazira sociale dhe për të dëmtuar Presidentin Trump”, tha ai gjatë komenteve të mërkurën në mbrëmje./VOA/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia e Ramush Haradinajt ka përsëritur edhe një herë se…