Rusia: Izraeli duhet ta argumentojë se nuk ishte i përfshirë në sulmin në spital
18 tetor 2023
| 08:40
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se Izraeli duhet të sigurojë imazhe satelitore për të argumentuar se nuk ishte i përfshirë në sulmin në spitalin e Gazës.
Rusia këtë sulm e klasifikoi si një krim dhe një akt dehumanizmi, raporton Al Jazeera.
Ndërsa Shtëpia e Bardhë ka thënë se i beson pretendimit të Izraelit se ata nuk qëndrojnë prapa këtij sulmi që vrau mbi 500 njerëz.