Rusia ka mbyllur faqet e internetit të disa mediave
04 mars 2022
| 19:36
Rusia ka mbyllur faqet e internetit të disa mediave perëndimore, përfshirë BBC dhe Deutsche Welle, të cilat akuzohen për përhapjen e dezinformatave për luftën në Ukrainë.
Zëri i Amerikës, Radio Evropa e Lirë dhe media të tjera gjithashtu u bllokuan nga autoritetet ruse të premten faqet e tyre të internetit, bën të ditur agjencia ruse e lajmeve Interfax.