Rusia ka rinisur bombardimet në fabrikën në Mariupol

02 maj 2022 | 07:32

Fabrika e çelikut Azovstal, e cila gjendet në Mariupol, sërish është bombarduar nga forcat ruse dje vonë, ka thënë një ushtar ukrainas.

Komandanti i brigadës së Gardës Kombëtare të Ukrainës, Denys Shlega, tha të dielën në një intervistë televizive se bombardimet filluan sapo ekuipazhet e shpëtimit ndaluan evakuimin e civilëve në fabrikën e çelikut Azovstal.

Ai tha se dhjetëra fëmijë të vegjël mbeten në bunkerë poshtë objekteve industriale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot mbushen 23 vjet nga masakra në Studime të Vushtrrisë…