Rusia kërcënon me luftë dy shtetet europiane pas aplikimit në NATO
Kremlini zyrtar ka kërcënuar me luftë Suedinë dhe Finlandën pas nismës së këtyre dy shteteve për t’iu bashkuar NATO-s.
Deklarata u bë sot në mesditë teksa Ministria e Jashtme e Rusisë shprehet se “do të bëjnë gjithçka për të neutralizuar çdo rrezik të mundshëm” duke patur në fokus pikërisht Finlandën dhe Suedinë.
Helsinki do të aplikojë sot për në NATO kurse Suedia në ditët në vijim.
Të dy shtetet ishin në një raport të ngushtë me NATO-n, por jo pjesë e saj për të mos krijuar tensione me Rusinë. Por, ishte pushtimi i Ukrainës nga Rusia që i dha fund kësaj politike duke bërë që edhe këto dy shtete të anëtarësohen në NATO.
Tashmë Rusia do të ketë kufi me NATO-n edhe në skajin verior të saj siç është Finlanda, ndërkohë që deri më tani kishte vetëm bendet balltike si edhe kufirin ujor në detin e Zi me Turqinë.