Rusia kërcënon me ndalimin e gazit të saj në Evropë

08 mars 2022 | 10:30

Rusia ka njoftuar se mund të mbyllë tubacionin e saj kryesor të gazit në Gjermani, nëse Perëndimi ndalon naftën ruse.

Zëvendëskryeministri Alexander Novak ka theksuar se “refuzimi i naftës ruse do të çonte në pasoja katastrofike për tregun global”, duke bërë që çmimet të dyfishohen në 300 dollarë për fuçi.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë duke shqyrtuar ndalimin e mundshëm të naftës ruse, si masë ndëshkuese për Rusinë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Por, Gjermania dhe Holanda e hodhën poshtë planin të hënën.

Bashkimi Evropian merr rreth 40% të gazit dhe 30% të naftës nga Rusia dhe nuk ka zëvendësues të lehtë nëse furnizimet ndërpriten.

Në një fjalim në televizionin shtetëror rus, Novak tha se “do të jetë e pamundur të gjendet shpejt një zëvendësues për naftën ruse në tregun evropian”.

“Do të duhen vite dhe do të jetë akoma shumë më e shtrenjtë për konsumatorët evropianë. Ata do të dëmtohen më së keqi nga ky skenar”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
14 pacientë me Covid-19 pozitivë janë duke u trajtuar në…