Rusia kërcënon Perëndimin: Armët bërthamore janë drejtuar nga Londra, Berlini dhe Uashingtoni
Armët bërthamore të Rusisë janë drejtuar nga Londra, Berlini dhe Uashingtoni. Me këtë fjali, zëvendës presidenti i këshillit të sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, kërcënon perëndimin dhe mbarë botën me një luftë bërthamore, në rast se vendi i tij do të humbiste në Ukrainë.
Ai merr në konsideratë një skenar të tillë duke pretenduar se Moska nuk do të lejonte kthimin e kufijve të vitit 1991, ku përfshihet dhe kthimi i Krimesë, pasi sipas tij, kjo do të përbente një shkelje të kushtetutës ruse dhe për pasojë aktivizimin e triadës bërthamore si reagim.
“Rënia e Rusisë do të ketë pasoja shumë më të rënda sesa rezultatet e një lufte të zakonshme. Përpjekjet për ta kthyer Rusinë në kufijtë e vitit 1991 do të çojnë vetëm në një gjë: drejt një lufte globale me vendet perëndimore duke përdorur të gjithë arsenalin strategjik të shtetit tonë në Kiev, Berlin, Londër, Uashington. Gjithashtu, edhe kundër të gjitha vendeve të tjera të bukura historike që janë përfshirë prej kohësh në objektivat e armëve të triadës sonë bërthamore”, tha Dmitry Medvedev, zv.president i Këshillit të Sigurisë.
Kjo vjen teksa në Shtetet e Bashkuara po flitet gjithnjë e më shumë për një armë të mundshme bërthamore të Rusisë në hapësirë, që mund të përdoret për shkatërrimin e satelitëve të rëndësishëm.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka folur me shqetësim të madh për këtë çështje me përfaqësues të Kinës dhe Indisë. Sakaq, Uashingtoni po shkon dhe një hap më afër aprovimit të ndihmës rekord prej 60 miliardë dollarësh për Ukrainën. Deri në qershor, mund të marrë avionët e parë F-16 nga SHBA-ja.
Mungesa e mbështetjes financiare nga Uashingtoni u fajësua për rënien e qytetit Avdviivka në duart e rusëve. Por në horizont po shfaqet një lajm i mirë për Ukrainën. Moska pretendon se aty ka marrë kontrollin e një sipërfaqeje prej 8 kilometrash katror, përfshirë fabrika të rëndësishme dhe një impjant për nxjerrjen dhe përpunimin e naftës.