Rusia kërcënon serish Ukrainën

23 janar 2023 | 13:21

Kremlini ka thënë se Ukraina do të përballet me pasojat nëse vendet e treta e furnizojnë atë me tanke.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov paralajmëroi se debati i vazhdueshëm për dërgimin e tankeve Leopard 2 të prodhimit gjerman në Ukrainë sugjeron se “nervozizmi midis anëtarëve të aleancës po rritet vazhdimisht”.

“Të gjitha vendet që drejtpërdrejt ose indirekt marrin pjesë në furnizimin e Ukrainës me armë dhe në ngritjen e nivelit të tyre teknologjik, janë të gjitha përgjegjës për këtë”, ka thënë Peskov të hënën.

“Populli ukrainas do të duhet të paguajë për këtë”, ka shtuar ai.

Rusia paralajmëroi më parë për përshkallëzim të mëtejshëm nëse dërgohen më shumë armë në Ukrainë që do të lejojnë sulme në territorin rus, duke thënë se kjo do të do të sjellë konfliktin në një nivel të ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka…