Rusia kreu ‘sulm masiv’ në Ukrainën juglindore
11 prill 2023
| 20:58
Rusia kreu një “sulm masiv” sot në qytetet e vijës së frontit në Zaporizhzhia, sipas administratës ushtarake të rajonit.
Zyrtarët thonë se forcat ruse lëshuan dy raketa të drejtuara drejt objektivave civile në Huliaipole dhe Orichov në rajonin juglindor të Ukrainës.
Ata gjithashtu bombarduan Stepnohirsk, tha administrata në një postim në Telegram.
“Fatmirësisht nuk ka pasur viktima”, thanë zyrtarët.