Rusia lëshon urdhër arresti për vëllain e Alexei Navalny

21 shkurt 2024 | 21:02

Autoritetet ruse kanë lëshuar urdhër arrest për vëllain e opozitarit Alexei Navalny i cili ndërroi jetë disa ditë më parë në burgun ku po vuante dënimin.

Sipas mediave ruse mësohet se ndaj Oleg Navalnyt është hapur një procedim penal, mirëpo nuk dihet se për çfarë rasti bëhet fjalë.

Siç raporton media ruse “TASS” , Ministria e Brendshme njoftoi dje se Oleg Anatolyevich Navalny u shtua në listën e personave të kërkuar nga autoritetet ruse.

Oleg është përballur me akuza penale në të kaluarën. Ai u vu në listën e të kërkuarve në vitin 2022 për shkak të një tubimi ku mori pjesë për të protestuar kundër arrestimit të vëllait të tij në vitin 2021. Më pas ai u akuzua për shkelje të rregullave të koronavirusit.

Në vitin 2021, Gjykata Preobrazhensky e Moskës dënoi Oleg Navalny me një vit burgim të pezulluar. Sipas prokurorisë, ai ka përdorur rrjetet sociale për të inkurajuar njerëzit të marrin pjesë në një aksion të pakoordinuar në janar 2021, duke shkelur kështu rekomandimet për luftën ndaj koronavirusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetëra persona dyshohet të kenë vdekur pasi një minierë e…