
Rusia “liron shtetasin amerikan” para bisedimeve për paqen në Ukrainë
Rusia raportohet se ka liruar një shtetas amerikan i cili ishte arrestuar për akuzat me drogë, vetëm disa orë përpara bisedimeve të këtij shteti me ShBA-në për Ukrainën.
New York Times raporton se Kalob Byers Wayne ishte liruar nga Rusia të hënën, disa orë përpara se të fillonin diskutimet, shkruan Skynews, transmeton Klan Kosova.
28-vjeçari ishte arrestuar në aeroportin Vnukovo të Moskës pasi kishte fluturuar nga Stambolli më 7 shkurt, me akuza për kontrabandë droge pasi dyshohet se u kap me marmelatë të lidhur me kanabis.
Policia ruse pretendoi se ai ishte përpjekur të kontrabandonte një “sasi të konsiderueshme” droge në vend.
Javën e kaluar, një gjykatë në kryeqytetin rus urdhëroi që Wayne të mbahet në paraburgim për 30 ditë.
Nuk është e qartë nëse lirimi i tij ka për qëllim lehtësimin e tensioneve në bisedimet midis SjBA-së dhe Rusisë përpara negociatave.
Gazeta amerikane citoi një zëdhënës të Kremlinit i cili tha se bisedimet me bazë në Arabinë Saudite do të synonin të përmirësonin marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit, “kështu që disa ngjarje mund të shihen në këtë kontekst”.