Rusia mban stërvitjet më të mëdha ushtarake qysh nga viti 1981

28 gusht 2018 | 11:38

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, ka bërë me dije se vendi i tij do të mbajë muajin e ardhshëm stërvitjet më të mëdha ushtarake qysh në vitin 1981.

Shoigu ka thënë se stërvitjet, të koduara si “Vostok 2018”, do të zhvillohen në rrethet ushtarake qendrore dhe lindore të Rusisë dhe do të përfshijnë gati 300 000 trupa, mbi 1 000 avionë dhe të gjitha njësitë ajrore.

“Këto do të jenë stërvitjet më të mëdha në Rusi qysh në vitin 1981”, ka thënë Shoigu, transmeton agjencia ruse e lajmeve “Interfax”.

Njoftimi vjen në kohën kur marrëdhëniet midis Moskës dhe Perëndimit janë tensionuar rëndë, për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, rolit të saj në luftërat në Siri dhe në lindje të Ukrainës, si dhe përfshirjes së saj të dyshuar në zgjedhjet në ShBA dhe Evropë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me…