Rusia, mbi 9 400 raste të reja me koronavirus
23 maj 2020
| 11:28
Gjatë 24 orëve të kaluara në Rusi janë shënuar 9 434 raste të reja me Covid-19, duke e çuar në 335 882 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Qendra për Menaxhimin e Krizave njoftoi se gjatë kësaj periudhe janë shënuar 139 viktima, një ditë pasi u shënua rekord prej 150 të vdekurve për 24 orë. Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 3 388.
Sidoqoftë, numri ditor i rasteve të reja ka shënuar rënie të lehtë në Rusi pasi në pjesën e parë të majit vendi regjistronte vazhdimisht mbi 10 mijë të infektuar për 24 orë, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka urdhëruar Ministrinë e Shëndetësisë që të përgatitet për një valë të dytë të virusit në tetor dhe nëntor të këtij viti.