Rusia mbyll kufijtë dhe urdhëron banorët të qëndrojnë në shtëpi
Në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, Rusia, nga sot, ka mbyllur kufijtë, ndërsa kryeqyteti Moska i ka urdhëruar 12 milionë banorët e tij të qëndrojnë në shtëpi.
“Gradualisht, por në mënyrë të qëndrueshme, do të vazhdojmë të forcojmë kontrollin, ashtu siç është e nevojshme në këtë situatë”, tha kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin.
Sipas autoriteteve ruse, mbyllja e kufijve nuk do të aplikohet për diplomatët rusë apo drejtuesit e kamionëve të mallrave. Numri i të infektuarve me koronavirus në Rusi ka kaluar 1,500, ndërsa tetë pacientë kanë humbur jetën. Qyteti më i prekur është Moska, me mbi 1,000 të infektuar.
Zyrtarët rusë të shëndetësisë kanë paralajmëruar se një rritje e mprehtë e numrit të rasteve në këtë vend pritet në ditët në vijim, për shkak të testimeve të zgjeruara në Moskë. Autoritetet në Moskë gjithashtu kanë mbyllur qendrat tregtare, restorantet dhe parqet e mëdha nga 28 marsi, për së paku një javë./rel=