Rusia merr masa, nis prodhimin masiv të strehimoreve lëvizëse kundër bombave

19 nëntor 2024 | 20:09

Rusia merr masa, nis prodhimin masiv të strehimoreve lëvizëse

Rusia ka filluar prodhimin masiv të strehimoreve lëvizëse kundër bombave, që mund të mbrojnë edhe kundër një sërë kërcënimesh të shkaktuara nga njeriu dhe fatkeqësitë natyrore, duke e përfshirë rrezatimin, ka thënë Instituti kërkimor i Ministrisë ruse të Emergjencave.

Streha “KUB-M”duket si kontejner transporti. Sipas Institutit shtetëror, streha mund të sigurojë mbrojtje kundër rrezatimit, copëzave e mbeturinave të raketave dhe zjarreve, si dhe mund të vendoset edhe në shtesën e ngrirë në veriun e Rusisë, raporton Reuters.

Njësia standarde mund të strehojë 54 persona, por mund të shtohen module shtesë, sipas Institutit.

Instituti nuk e ka lidhur këtë lëvizje me ndonjë krizë aktuale, edhe pse njoftimi ka ardhur pikërisht pasi administrata e Bidenit ia ka aprovuar Ukrainës lëshimin e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimit thellë në Rusi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të martën doktrinën e ndryshuar…