Rusia miraton vaksinën e tretë kundër Covidit
Rusia miratoi të shtunën vaksinën e tretë kundër koronavirusit, sipas njoftimit të Kryeministrit Mikhail Mishustin.
Kryeministri tha së në mes të marsit do të shpërndahen 120,000 dozat e para. Rusia tashmë ka aprovuar dy vaksina COVID-19, përfshirë Sputnik V, të zhvilluar nga Instituti Gamaleya i Moskës.
Miratimet paraprake të vaksinave ruse kanë ngritur shqetësime në mesin e disa shkencëtarëve në Perëndim, por inokulimet me dy doza filluan në një shkallë masive në Rusi vetëm pas provave përfundimtare.
Sputnik V u miratua në gusht dhe provat e fazës së tretë filluan në shtator. Vaksinimi masiv filloi në dhjetor, pasi rezultatet paraprake të provave treguan se vaksina ishte 91,4 përqind efektive.
Që nga ajo kohë, më shumë se 2 milion rusë janë vaksinuar me të paktën dozën e parë të Sputnik V, sipas Ministrit të Shëndetësisë Mikhail Murashko.