Rusia mohon ‘vrasjen masive’ të civilëve në Bucha

03 prill 2022 | 17:59

Ministria  e Mbrojtjes e Rusisë ka mohuar pretendimet e Ukrainës se qindra civilë janë vrarë nga ushtarët rusë në Bucha.

Sipas tyre, fotografitë dhe videot e shumta të publikuara nga Ukraina ishin një “provokim”, duke argumentuar se të gjitha njësitë e saj ishin larguar nga qyteti të mërkurën,shkruan Sky News.

Ndërkohë, rreth 280 persona janë varrosur deri tani pas masakrës së kryer nga rusët në qytetin Bucha të Ukrainës, derisa po tërhiqeshin nga atje.

Pamjet që u publikuan gjatë së shtunës, tregonin trupa të viktimave, kryesisht burra, rrugëve të këtij qyteti.

Kryetari i Kievit, Vitaly Kitschko ka thënë se ajo që ka ndodhur në këtë qytet, mund të përshkruhet vetëm si gjenocid.

Ndonëse Rusia ka nisur tërheqjen nga disa qytete pas marrjes në kontroll nga Ukraina, një numër i lartë i viktimave është shënuar gjatë këtyre ditëve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për javë të tëra, janë zhvilluat luftime në aeroportin Hostomel…