Rusia ndalon hyrjen e 39 britanikëve

03 gusht 2022 | 13:56

Ministria e Jashtme ruse njoftoi se 39 shtetasit britanikë janë ndaluar të hyjnë në Rusi në përgjigje të sanksioneve të shtuara të Londrës kundër rusëve.

Në listën e zezë janë politikanë, gazetarë dhe njerëz të biznesit britanik, përfshirë ish-kryeministrin David Cameron, sepse ata “promovojnë politikën armiqësore të Londrës që synon demonizimin e Rusisë dhe izolimin e saj ndërkombëtarisht”, ka njoftuar ministria.

Moska mund të vendosë kufizime për më shumë shtetas britanikë ndërsa Londra përpiqet të vazhdojë sanksionet anti-ruse, paralajmëroi ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Jeff…