
Rusia ndalon hyrjen në aplikacionin e mesazheve “Telegram”
15 prill 2018
| 17:21
Një gjykatë në Rusi ka urdhëruar që të bllokohet qasja në aplikacionin e mesazheve, “Telegram”.
Rregullatori medial i Rusisë, Roskomndazor ka thënë javën e kaluar se ka ngritur një rast gjyqësor për kufizimin e qasjes në “Telegram”, pasi kompania ka refuzuar që t’i japë shërbimeve të sigurisë së shtetit qasje në të dhënat e përdoruesve të këtij aplikacioni.
“Telegram” ka thënë se kjo kërkesë është “jokushtetuese” dhe nuk “bazohet në ligj”. Para vendimit të gjykatës, organizata “Amnesty International” ka thënë se tentimi për bllokimin e “Telegramit” është “sulmi i fundit ndaj lirisë së shprehjes online”, nga autoritetet ruse. /REL